E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kishte humbur prej dy ditësh, gjendet turistja italiane

Një turiste italiane, e cila sëbashku me familjen dhe miq të saj po ekploronte bukurite e Karaburunit, u shpall e humbur prej dy ditësh. 

Pas një angazhimi të menjëhershëm të Njësisë Speciale Delta Force dhe strukturave të policisë kufitare dhe asaj vendore, u bë e mundur gjetja e qytetares italiane dhe dërgimi i saj në një qendër shëndetësore. 

Lajmin e publikon në rrjetet sociale ministri i brendshëm Taulant Balla.

“Si në shtëpinë dhe në besën e Shqiptarit” shkruan me këtë rast zoti Balla.

Turistja italian u gjet në afërsi të vendit të quajtur “Qafa e Petrunës” pas gati 12 orë kërkimesh. 

/ rtsh. al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›