Punime intensive në aksin Korçë-Ersekë

Në aksin rrugor Korçë-Ersekë vazhdojnë punimet intensive. Burime nga Bashkia e Kolonjës bëjnë me dije se deri tani, janë kryer rreth 80% e punimeve të rrugës, e cila me vënien në funksionim pritet të shkurtojë distancën mes dy qyteteve në vetëm 20 minuta.
Më tepër se gjysma e këtij aksi është rrugë e re, duke shkurtuar distancën kohore. Me hedhjen e asfaltit, udhëtimi drejt Ersekës dhe drejt jugut të Shqipërisë, lehtësohet ndjeshëm.
Aksi rrugor Korçë-Ersekë, aktualisht ka një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra.
Aksi i ri do të ketë të gjithë elementët e plotësuar sa i takon sigurisë rrugore.
Autoritetet thonë se rruga e re do të krijojë lehtësi jo vetëm për qarkullimin e mjeteve, por do të shërbejë edhe për zhvillimin rural e turistik të zonës. Ajo lidh dy vende me resurse natyrore të shumta.
Gazetar: Norel Zaimi
/ rtsh /