US Open: Federer e Davydenko në gjysmëfinale

Kampioni në fuqi, zviceriani Roxher Federer dhe rusi Nikolay Davydenko janë dy gjysmëfinalistët e US Open. Në turneun e Grand Slem, që ka një cmim prej 12.144.000 milionë dollarë, numëri në i botës dhe fitues i dy turneve të fundit në cemento, Federer mundi në cerekfinale amerikanin Xhejms Bllejk (numri 5 i serisë) me rezultatin 3-1 (7-6, 6-0, 6-7, 6-4). Në gjysmëfinale Federer do të përballet me rusin Davydenko, numri 7 tabelën e renditjes, që nga ana e tij mundi gjermanin Tomi Haas.
Gjysmëfinalja tjetër do të vërë përballë njeri-tjetrit amerikanin Andi Rodik dhe rusin Mikhail Youzhny, që në cerekfinale eliminoi spanjollin Rafael Nadal.