E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 2/ Tirana-Kastrioti, një tjetër barazim 2-2?

Tirana ka mundësinë më të mirë që të harrojë sadopak dy pikët e humbura në Elbasan, kur të përballët ditën e shtunë me debutuesen Kastriotin e Krujës, me të cilën e ndan një hendek i madh statistikor përsa i përket numrit të ndeshjeve.
Tirana deri tani ka zhvilluar 1559 ndeshje në Kategorinë Superiore kundrejt 134 ndeshjeve të zhvilluar gjatë githtë historisë së tij Kastrioti i Krujës në kamiponatin e më të mirëve të Shqipëirisë.
Një bilanc që flet shumë për Tiranën, por që në përballjen e tyre direkte në "Selman Stërmasi" du ekipet vinë pas barazimeve 2-2, Tirana me Elbasanin në Tiranë dhe Kastrioti me Besën në Krujë.
Tirana e shfruytëzoi në maksimum periudhën e pushimit të kampionatit për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, madje testit e fundit miqësore bardheblutë fituan 3-0 me ku "autorë" të dy golave ishin shijaksit që shënuan në portën e tyre me Sharrën dhe Stavrin, për t'i lënë radhën golashënuesit më të mirë të sezonit 2003-2004, Vioresin Sinanit të firmoste golin e tretë.
Trajneri i Kastriotit Ramazan Ndreu, nga ana e tij dëshmoi se përvoja e pakët në Supërligë, nuk i prish asnjë punë, teksa në javën e parë "bllokoi" një koleg të shquar si Hasan Lika i Besës.
Kastrioti rikthehet pas një mungese 10-vjecare, dhe për ironi të fatit edhe transfertën e fundit të tij në sezonin 1995-1996 e ka humbur me Apoloninë 2-1. Së bashku me sulmuesin e njohur Xhanuari Ziambo, tekniku Ndreu ka alternativë kryesore në repartin e avancuar edhe lojtarin e Kombëtares së Shpresave, Orjand Abazaj, por edhe një lojtar simpatik si Erald Turdiu që shënoi golin e barazimit ndaj kavajësve.
RENDITJET
Tirana ndodhet në vendin e gjashtë me një pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e shtatë po me një pikë.
TIRANA-KASTRIOTI
9 shtator 2006
Ora 15:00 –Tiranë
Tanush Latifi (Gjirokastër)- Arjan Goxhaj, Fatmir Elezi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›