Erzeni-Ada 3-0, Tomori humbet me Turbinën 2-1

Erzeni shkatërroi Adën 3-0 në shtëpi në ndeshjen e parë të Kampionatit të Kategorisë së parë. Golat për Erzenin u shënuan nga Arapi 19', Troplini 52' dhe Lala 75' me penallti.
Tomori humbi në shtëpi me Turbinën 2-1. Ndeshja ka qenë në ekuilbë të plotë deri në minurën e fundit, por në kohën shtesë Cekrezi i Turbinës shënoi në minutën e 91-të, golin e fitores 2-1. Turbina shënoi e parë me Matios Metaj në minutën e 50-të, barazoi Shinko me penallti në minutën e 63-të. Në ndeshjen e tretë të ditës së premte Lushnja fitoi 1-0 me Lacin me gol të Bufasi në të 52'
* * *
Nesër në orën 15.00 zhvillohen ndeshjet e tjera
BURRELI-POGRADECI
L.Guzja, S.Zeka, A.Pregja
TEPELENA-BILISHT SPORT
S.Bogdani, G.Maloku, S.Avdo
BESËLIDHJA-SOPOTI
D.Hakrama, Bejko, Bimi
GRAMSHI-SKËNDERBEU
A.Lulaj, G.Koka, L.Mustafaraj