Motorciklistia greke humb jetën në aksin Fier-Lushnje
FIER-LUSHNJE Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetaseje greke ka ndodhur mesditën e sotmë në rrugor Fier-Lushje, në vendin e quajtur Rrapëz.
Policia bën me dije se viktima është shtetasja greke Maria Eleni, 37-vjece. Nga hetimet paraprake mësohet se viktima udhëtonte bashkë me një grup motorciklistësh prej 12 vetësh, të cilët kishin ndërmarrë aventurën turistike me mjetet e tyre dy rrotëshe në Shqipëri.
Policia njofton se shkak i aksidentit ka qënë lagështira e madhe në rrugë e krijuar nga reshjet e shiut, e cila ka bërë që 37-vjecarja të rrëshkasë duke humbur në këtë mënyrë drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
(el.me/BalkanWeb)