Prodhohet karta e 3-miliontë, Nishani: Të tjera shërbime

Në fjalën e tij, ministri u shpreh se prodhimi i këtyre dokumenteve është i cilësisë së lartë dhe ato janë faktuar tashmë si të sigurta.
“Projekti ambicioz i qeverisë, cilësia e “Aleat” dhe bashkëpunimi i qytetarëve bënë të mundur arritjen e një standardi të lakmueshëm dhe lehtësisë për të përdorur letërnjoftimin elektronik. Pak kohë më parë kur qeveria shpalli këtë projekt pati shumë skeptikë të cilët shprehën mosbesimin e tyre për këtë projekt dhe realizimin e objektivit të qeverisë, por edhe mosbesimin tek koncensionari për të prodhuar këtë”, deklaroi Nishani.
Kreu i Ministrisë së Brendshme tha se do të shtohen shërbime të tjera për qytetarët me anë të kartave të identitetit. "Ambiciet pozitive dhe objektivat e qeverisë duke përfituar nga kjo teknologji e nivelit të lartë që na ka ofruar koncesionari, mundësitë e shumta për përfitime të tjera nga qytetarët, të sigurta në radhë të parë, të shpejta. Ne parashikojmë të ofrojmë dhe të përfshijmë shërbime të tjera për shkak të disponimit të këtij dokumenti në mënyrë të tillë që ajo që është thelbësorja, përfitimi i shërbimit të jetë sa më i sigurt, sa më i shpejt dhe sa më qytetar", vijoi Nishani. /Start/
2012-04-13 11:43