Vrasja e gardianit, shoqërohet vëllai i tretë, të tjerët lirohen

Teksa një ditë pas ngjarje u trumbetua me të madhe arrestimin i dy vëllezërve Xhecukaj nga Mamurrasi, kur njëri prej tyre, policia tha se ishte autor i vrasjes, ata u liruan një ditë më vonë për mungesë provash.
Por, pas lirimit të tyre, policia ka shoqëruar në komisariat shtetasin Flamur Xhecukajt, i cili është ndaluar në Rinas teksa kthehej nga Greqia. I shoqëruari mësohet se është vëlla i Shahin Xhecukajt, i cili u ekzekutua në 23 prill të vitit të kaluar në Mamurras, dhe gjithashtu vëlla i Luanit dhe Bexhetit, të cilët u shoqëruan të mërkurën në Kapshticë.
Për krimin e ndodhur rreth një vit më parë, është arrestuar Alket Hajdari, ish-efektiv i burgut të Fushë Krujës. Pas vrasjes së ndodhur të hënën e kësaj jave ku mbeti i vdekur shtetasi Ymer Hajdari, 54-vjeç, policia dyshoi se krimi kishte ndodhur për motive gjakmarrjeje.
Pas arrestimit dhe lirimit nga burgu të vëllezërve Xhecukaj, policia ka ngritur një tjetër pistë hetimi, ajo e vrasjes me pagesë. Vëllezërit nuk kanë pranuar të kenë gisht në krim, teksa kanë deklaruar se ktheheshin në Shqipëri për 1 vjetorin e vrasjes së vëllait të tyre. /Start/
2012-04-13 11:30