E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagos aksidentalisht shokun, 22 vjeçari në gjendje të rëndë

TIRANË - Një djalë 22 vjeç ka mbetur i plagosur aksidentalisht sot pasdite. Ngjarja ndodhi në një dyqan për pjesë këmbimi në lagjen 'Laprakë'. Sipas policisë, shkrehja e armës ka qenë aksidentale nga shoku i të plagosurit. 22 vjeçari, Edvin Koço, është duke luftuar me vdekjen në sallën e operacionit të Spitalit Ushtarak.

Policia ka shoqëruar autorin Donald Buzaj 22 vjeç, i cili mbante pa leje pistoletën. Ai po sqaron rrethanat e ngjarjes së rëndë. Ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Mjekët thonë se është në gjendje shumë të rëndë për jetën, pasi plumbat e kanë zënë në kokë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›