E Diel, 1 Nëntor 2026

Motori perplaset me furgonin ne gjendje kritike drejtuesi

Një i ri ka mbetur i plagosur në Lezhë, pasi motoçikleta me të cilën ai udhëtonte është përplasur nga një furgon pasagjerësh në dalje të qytetit. Kleves Bici 22 vjeç nga fshati Tale e Lezhës ka marrë plagë të rënda në këtë aksident dhe është transportuar menjëherë në spitalin Ushtarak të Tiranës në gjendje kritike për jetën.
Burime policore kanë bërë të ditur se shkak për këtë aksident është bërë ndërprerja e rrugës në mënyrë të menjëhershme nga motocikleta që drejtohej prej 22 vjeçarit Bici, i cili po tentonte të hynte në një lavazh. Policia ka ndaluar drejtuesin e furgonit deri në sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›