E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motori përplaset me makinën, vdes 22 vjeçari

Foto Ilustruese

Nje i ri ka humbur jeten, pasi motori me te cilin udhetonte u perplas me nje automjet. Aksidenti ndodhi mengjesin e sotem ne zonen e njohur me emrin “Pushimi i Shoferit” ne afersi te Lushnjes.

Sipas te dhenave te para nga vendi i ngjarjes behet me dije se viktime e aksidentit ka mbetur 22 vjecari Sidi Kapo.

Policia ka sqaruar se motori i tij u përplas me automjetin tip Fiat, AA845 CJ.

Goditja ka qene e forte dhe i riu ka gjetur vdekjen e menjehershme. Policia ka nisur hetimet per te zbardhur shkakun e aksidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›