E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motorola përgatit tablet PC misterioze

Nga Express më 22 dhjetor 2010 në ora 11:42

Motorola ka publikuar një video të shkurtër për CES 2011 rreth gjeneratës së ardhshme të tablet kompjuterëve.

Video ofron një pamje “evolucioniste” për kompjuterët tablet, duke përfshirë 10 Commandments, Rosetta Stone dhe GRiDPad.

Ashtu siç është pritur, videoja është po ashtu kritike rreth kompjuterëve tablet të tanishëm, siç janë iPad dhe Galaxy Tab.

Videoja ka shkaktuar një valë të madhe të spekulimeve nga analistët dhe gazetarët, një numër i madh të të cilëve besojnë se tabletat e kompjuterëve të Motorola do të përdorin Android Honeycomb – e dizajnuar posaçërisht për kompjuterët tablet nga Google.

Një tjetër shkrim nga BetaNews tregon se Motorola dhe Verizon janë duke përgatitur kompjuterë tablet 10” që do të funksionojnë në rrjetin FiOS. (PC World)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›