Ja pse janë ende bashkë
Në një intervistë, Dr. Flori ka folur mbi ç’bazë është krijuar muzika dhe krijimtaria e tyre muzikore, si lindin motivet muzikore te këngët e këtij grupi, ka folur në lidhje me muzikën shqiptare dhe atë botërore në ditët e sotme, mbi stilin muzikor të këtij grupi.
Gjithashtu ai ka folur dhe mbi veprimtaritë e ndryshme muzikore që zhvillohen sot në Shqipëri dhe mbi pjesëmarrjen e tij me dy tekste këngësh. DR. Flori ka folur mbi suksesin e grupit të tij dhe arsyet se përse ky grup nuk është shpërbërë si ka ndodhur dhe me shumë grupe të tjerë.
“Jam bazuar te folklori, kemi një folklor të bukur, të veçantë, tingëllon ndryshe nga gjërat e tjera dhe neve kjo na ka dhënë veçanti dhe sukses”, thonë ata.
Ndërkaq në lidhje me zhanrin e tyre të muzikës, Flori thotë se ata që në fillim “muzikën e kanë marrë si ndjesi. “Është një gjë që e ke brenda dhe nuk është me të menduar. Je me atë gjatë gjithë kohës, thjesht kemi qenë të sinqertë të natyrshëm ashtu siç jemi dhe kjo ka funksionuar”.
Kurse në lidhje me ekzistimin e tyre si grup ai thotë: “Kjo ndodh për arsye të karakterit, të ndryshueshmërisë midis njërit tjetrit duke pasur dhe ndryshueshmëri plotësojmë dhe njëri-tjetrin, nuk kemi përplasje dhe për arsye se ne besojmë të njëri-tjetri”.