Nexus One po merr Android 2.3
Nga Express më 22 dhjetor 2010 në ora 11:43
Edhe pse projekti ka kaluar në pension këtë verë, telefoni i parë i Google – the Nexus One – do të jetë ende në listë për përditësime me versionet më të fundit të Android në “javët që po vijnë”, duke u bazuar në llogarinë Twitter të Google Nexus.
E quajtur me emër sipas Google dhe e prodhuar nga HTC, Nexus One e mbajti mjaft gjatë titullin e njërit prej mjeteve më të fuqishme Android në treg.
Platforma në fillim përmbante versionin 2.1 të Android dhe ishte një prej mjeteve të para që ishte përditësuar me Android 2.2 apo Froyo, dhe, nëse Google mban premtimin e tij, ajo gjithashtu do të jetë njëra prej mjeteve më të para në treg që do të përditësohet me Android 2.3. (pcworldalbanian)