Motorola prezanton 3 telefona të rinj DROID
Motorola shpalosi një linjë të re të telefonave inteligjentë DROID si dhe procesorin e ri x8, të cilin ata e quajnë sistem kompjuterik.
x8 është një procesor me 8-core, që përbëhet nga një procesor dual-core nga Qualcomm, një procesor quad-core për grafikën, një processor kontekstual 1-core dhe një processor 1-core për gjuhën.
Të tre telefonat e rinj Droid janë të bazuar në këtë sistem të ri kompjuterik, i cili ka CPU 24% më të shpejtë dhe përpunimi i GPU është dy herë më të shpejtë se më parë. Detajet mbi këtë sistem të ri janë të pakta deri më tani, por është raportuar se ai është bërë në partneritet me Qualcomm.
Procesori është duke u përdorur në të gjitha pajisjet DROID, të cilat janë DROID Mini, DROID ULTRA dhe DROID MAXX.
DROID Mini ka një dizajn kompakt, që vjen me një ekran 4.3-inç HD dhe aftësi për karikim pa tela. Ndërsa DROID ULTRA dhe MAXX, vijnë me ekran 5-inç HD dhe bateri 3500 mAh, e cila zgjat dy ditë.
(er.nu/krokodili/BalkanWeb)