E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria e re, Rama: Pastrim trupës parazitare 1 zv/kryeministër, 16 ministri, 19 ministra

TIRANË- Kryeministri i Zgjedhur Edi Rama bëri sot publike strukturën e re të qeverisë që do krijohet në shtator, duke premtuar reformim të thellë të brendshëm tek çdo ministri dhe ndarje të disa prej tyre. Sipas Ramës, shumica e ministrive, por edhe vetë Kryeministria do pastrohet nga një trup parazitare, siç tha ai.

“Është një strukturë e ndërtuar mbi bazën e një analize të hollësishme të strukturës ekzistuese dhe degëzimeve të saj që përbëjnë një trup me shumë parazitë brenda dhe kërkojnë një shkurtim drastik. Struktura është hartuar mbi bazën e prioriteteve dhe nevojave të rëndësishme që ka vendi. Kemi marrë në konsideratë domosdoshmërinë që të kemi një qeveri, e cila të ketë fokus më tepër dhe përgjegjësi të qarta mes sektorëve dhe shumë më tepër mundësi për të krijuar kushtet që të prodhojmë rezultate me shumë më pak shpenzime nga taksat e qytetarëve”, tha Rama. 

Që në fillim Rama premtoi një strukturim të organikës së Kryeministrisë, duke u shprehur se do të shkurtojë kabinetin e mbingarkuar. Rama tha ndër të tjera se qeveria do ketë vetëm një zv/ministër pa portofol tjetër.

“Strukturim të godinës apo organikën së Kryeministrisë, shkurtim të ndjeshëm të kësaj organike, raport i ri i drejtë dhe efikas mes kabinetit të kryeministrit dhe piramidës që sot duket e mbingarkuar dhe parazitare, shkurtim të komiteteve ndërministrore, reduktim të numrit të tyre në funksion të rritjes së fuqisë së tyre koordinuese. Do ketë një zv/ ministër pa portofol tjetër, që do fokusohet në çështje specifike”, tha ai. 

Rama listoi më tej emrat e 16 ministrive të reja, ndërsa shtoi se do ketë edhe tre poste të tjera ministrash të cilët do kenë zyra në kryeministri dhe nuk do drejtojnë ministri të veçanta. Ai tha se do ketë një ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike, një ministër për Çështjet Vendore, një ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.

STRUKTURA E QEVERISË SË RE TË SHQIPËRISË 2013 – 2017

Kryeministri

Zv/Kryeministri

Ministritë:
1. Ministria e Financave

2. Ministria e Brendshme

3. Ministria e Mbrojtjes

4. Ministria e Jashtme

5. Ministria e Integrimit Europian

6. Ministria e Drejtësisë

7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes

8. Ministria e Energjisë dhe Industrisë

9. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit

10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës

11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave

12. Ministria e Shëndetësisë

13. Ministria e Arsimit dhe Sportit

14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

15. Ministria e Kulturës

16. Ministria e Mjedisit

Ministrat e Shtetit:

Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike

Ministër për Çështjet Vendore

Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin

Ministritë që nuk ndryshojnë
Kryeministria
Ministria e Financave
Ministria e Mbrojtjes
Ministria e Brendshme
Ministria e Jashtme
Ministria e Drejtësisë
Ministria e Integrimit Europian
Ministria e Shëndetësisë

Ministritë që ndryshojnë
METE ndahet në: Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministria e Energjetikes dhe Industrisë
MPPT ndahet në: Ministria për Zhvillimin Urban dhe Turizmin dhe Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës

Ministritë që krijohen
Krijohet Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
Krijohet Ministria e Arsimit dhe Sportit
Krijohet Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinise
Krijohet Ministria e Kulturës
Do të vendoset një ministër për Inovacionin
DAP rikthehet në Kryeministri
Shkurtohet numri i komiteteve 

PËRBËRJA E QEVERISË SË RE
Ndërsa kuriozitetit të madh për përbërjen e qeverisë së re Rama iu përgjigj menjëherë pas konferencës, në rrjetin social 'Twitter'. Ai u shpreh se qeveria e re do ketë numrin më të madh të grave në histori.

“Për gjithë ata që pyesin pafund për përbërjen e qeverisë mund të them vetëm se do ketë numrin më të madh të grave në historinë e vendit”, tha ai. 

RAMA PREZANTON SOT STRUKTUREN E QEVERISE SE RE
Ora: 13:00- Kryeministri i zgjedhur Edi Rama prezanton strukturën e qeverisjes së re. Në një postim në “Twitter” Rama shkruan: “Sot në 15.00 live tv paraqes strukturën e qeverisë së re. 

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, së bashku me aleatin e tij kryesor, LSI-në si dhe forcave të tjera të Aleancës për Shqipërinë Europiane, do të bashkëqeverisin vendin për rreth katër vite.

Në konferencën për shtyp pritet me interes ndarja e portofolave ministrore, mes PS dhe aleatëve, ndërkohë që Rama ka shpallur që në krye të herës, ndarjen e postit ministror nga mandati i deputetit.

Në bazë të marrëveshjes PS-LSI, pas zgjedhjeve të qershorit, dy aleatët Edi Rama dhe Ilir Meta bënë publike postet që do të mbajnë përkatësisht Rama-kryeministër dhe Meta-kryetar Kuvendi, ndërkohë për herë të parë u ngrit një grup pune kryesuar nga Ilir Beqja (PS)  dhe Edmond Haxhinasto (LSI) për hartimin e programit të përbashkët qeverisës. 

(ma.ar/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera LEXONI FJALIMIN E PLOTE TE RAMES

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›