Motorrino me kokaine per veturen amerikane

Kokaina
Porositesi bleu ne Panama nje pajisje per veturen e tij me pretekstin se ajo nuk gjendej ne Shqiperi
Porositesi i mallit dergoi dy persona te tjere per te marre pakon vete priste jashte
TIRAN- Beratasi 38- vjecar Arben Uku eshte personi i dyshuar si porosites dhe prites i kokaines se ardhur me poste nga Amerika Qendrore pikerisht nga Panamaja. Ky eshte konkluzioni i Prokurorise per Krime te Renda ne kryeqytet 48 ore pas sekuestrimit te 1 kg kokaine dhe arrestimit te tre personave pasi terhoqen mallin nga nje agjenci postare private ne Tirane.
Nga hetimi Uku eshte identifikuar si porositesi mallit te shtrenjte ne Panama. Ai dyshohet se i ka dhene edhe direktivat e fshehjes dhe postimit te mallit me vlere rreth 50 mije euro ne tregun vendas postuesit te mallit nga Panama. Uku dyshohet se ka porositur drogen ne Panama duke i dhene derguesit edhe nje emer shqiptar fiktiv si prites i pakos ne Tirane.
Vec emrit te rreme dyshohet se 38 vjecari ka kerkuar qe kokaina te fshihej brenda nje motorrine te nje automjeti me pretekstin se ajo pjese nuk gjendej ne Shqiperi per shkak se vetura e prishur ishte e prodhimit amerikan-thane nga burime te prokurorise.
Gjithashtu mesohet se droga ishte nisur me poste te shpejte dhe sapo pakoja mberritiprane agjencise private te kesaj poste ne ne Tirane aty u paraqiti Ervin Tushe.
Me leternjoftimin ne dore Tushe kerkoi te terheqe pakon edhe pse emri i tij nuk figuronte ne asnje vend apo cep te pakos e cila mbeshtille pjesen e vetures brenda se ciles ishte fshehur kokaina. Ne ditet ne vazhdim do te verifikohet edhe menyra se si i dyshuari Ervin Tushe ka arritur te terheq pakon nga agjencia postare pa figuruar ne asnje vend emri i tij-thuhet nga burimet e prokurorise.
Sipas tyre Tushe prane agjencise postare eshte paraqitur i vetem ndersa jashte ne makinen e te dyshuarit Arben Uku e priste 37 vjecari Ilia Xoxe. Me te marre pakon ne mjetin e tyre Xoxe dhe Tushe u larguan per disa metra duke u takuar me shefin e tyre 38 vjecarin Uku.
Te tre se bashku kane komunikuar mes tyre per pak minuta dhe me pas kane vendosur te shperndahen. Ne momentin qe makina e drejtuar nga Xoxe dhe me pakon siper sedijes se pasagjereve mbrapa eshte nisur ka nderhyre policia duke i arrestuar te dyshuarit.
Te parit i jane vene prangat Xoxes me pas Tushes pak metra me tutje gjithmone ne zonen e ish-bllokut dhe 38 vjecarit Uku qe kishte marr kthesen e rruges per tu larguar nga vendi i takimit. Ne momentin e arrestimit policia ka sekuestruar pakon e ardhur nga Panamaja ku brenda saj ndodhej nje kg kokaine.
Pas arrestimit tre te dyshuarit nuk kane pranuar te japin shpjegime per drogen dhe akuzat duke kerkuar avokat-thuhet nga burimet e prokurorise. Nuk duam te flasim ne keto momente.
Presim te shohim provat dhe me pas te flasim ne pranin e avokateve mbrojtes-mesohet te jene shprehur tre te arrestuarit para prokurorit te ceshtjes Edvin Kondili.