E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pa shtepi ne meshire te Zotit

MIRDIT/ Shkarjet e dheut per shkak te reshjeve qe vazhdojne prej ditesh kane perfshire edhe banesat e shume familjeve

Pervec premtimit per disa cadra familjet e demtuara nuk kane asnje mundesi tjeter per ti shpetuar ankthit


MIRDIT - Nje lagje e tere ka shkare nga reshjet e shumta qe vazhdojne prej ditesh ne fshatin Prosek te komunes Kthelle ne Mirdite. Fatkeqesia natyrore qe nisi para dhjete ditesh ka bere qe familjet e atyshme te lene shtepite per te kerkuar mbijetesen ne baraka te braktisura ndersa disa te tjere e kane kaluar naten jashte nen reshjet e shiut se bashku me femijet e tyre.


Lagjja Kolperkolaj ne kete fshat me shume i ngjan nje vendi te bombarduar e ku ne vend te kratereve te zakonshme bien ne sy brazda te medha te thelluara gjithandej dhe nje koder e rreshqitshme qe rri mbi krye te lagjes kercenueshem nga momenti ne moment per te rene poshte.


Shtepite kane ikur qofte ne anen e siperme te rruges nacionale qe lidh Rreshenin me Luren ashtu dhe ne anen e poshtme ndersa vete rruga ka pesuar cedime duke krijuar pellgje te medha uji qe pengojne totalisht kalimin e makinave te ulta ndersa mirembajtesit e rruges rroken me ca lopata per te hapur kanalet qe te behet i mundur kalimi i ujerave qe shtohen vazhdimisht nga reshjet e dendura por pa mundur ta bejne nje gje te tille.


Nje minieskavator eshte inventari i gjithe ndermarrjes se mirembajtjes ndersa drejtori Preng Toma i cili duket aty ne rruge si gjenerali me ca ushtare te moshuar na thote se edhe leke per nafte nuk kemi jo me te sigurojme nje fadrome per te kryer punime sa per te mbushur vendin ku rruga ka rreshqitur apo hapjen e disa tumbinove te nevojshme qe te mundesohet kalimi i automjeteve.


Prindi i tre jetimeve apel per ndihme


Edhe pse rreshqitjet kane me se nje jave qe kane filluar dhe banoreve te atyshem nuk u ka mbetur gje pas shpirtit ata nuk duan te largohen por as te flene aty nuk munden ndaj i kane kaluar netet ne hije te shtepive jashte. Njeri prej tyre Viktor Tusha nuk di nga tia mbaje vecse te sodise me trishtim cfare ka ndodhur ne shtepine e tij ku rriste tre femijet jetime pasi para kater vitesh i ka vdekur dhe gruaja nga nje semundje e rende ne gjak. Edhe pse me shtepi te shembur tre femijet i ka cuar ne shkolle.


Por a do ta kene mendjen tek mesimet keta vocerrake kur me shume se te degjojne shpjegimin e mesuesve u duhet te perhumben me mendimet e tyre se cfare do te bejne kur te kthehen nga shkolla pasi nuk kane se ku te fusin koken. Babai i tre femijeve qe duhet ti mbaje me buke ti veshe e shkolloje ndihet i vetmuar dhe i harruar nga kushdo as mes te gjallesh e as mes te vdekurish


unon ne nje firme inertesh ndersa nuk perkrahet ne asnje cent per femijet jetime qe mban ndersa shton se e gjithe ndihma permblidhet ne nje thes mielli qe nje shoqate iu ka ofruar para disa javesh. Edhe ai thes mielli ka mbetur aty nen rrenoje si dhe disa orendi te amortizuara te cilat nuk i vlejne me per asgje.
Pak me siper jane shtepite e vellezerve te tij edhe ato te shkaterruara.


Edhe shtepia me siper eshte katandisur si mos me keq zoteruesi i saj Mark Tusha qe ka 6 pjesetare te familjes thote se kam fjet jashte me gjithe femije dhe ne nuk dijme cfare mund te ndodhe me tej.


Pak me tej dhe shtepia e Fran Tushes duket si e shkuar. Me lart jane shtepite e familjeve Gjonaj dhe ato per pune ditesh mund te qendrojne ne kembe ndaj kane filluar te marrin cte mundin tjegulla e orendi te tjera per ti patur ne shpernguljen e tyre pa adrese.


Edhe pse kane dhjete dite ne kete gjendje vec konstatimeve asnje ndihme tjeter nuk kane pasur vetem u kerkohen letra Ndersa edhe kur ti mbarojne keto procedura nuk dihet sa mund te zgjase pasi pervoja e familjeve te tjera qe jane ndeshur me kete fenomen natyror ka rezultuar e idhet ka familje qe prej 8 vitesh ende nuk kane marre asnje shperblim per shtepite e shembura.


Kryetari i komunes Tom Lleshi thote se pas bisedes me prefektin familjeve do tu jepen vetem cadra por nuk ka asnje premtim per ndonje fond emergjence se paku sa per te kaluar keto dite traumatike per keto familje sepse buxheti i komunes per kete gje tashme eshte rrudhur ne zero


Gjeologet Shume para te hedhura mbi nje zone te rrezikshme


Nga biseda me gjeologet duket e frikshme gjithcka pohojne ata teksa ata te sqarojne ne detaje per formacionet gjeologjike mbi te cilat ndodhen keto banesa por dhe punet skandaloze qe jane kryer ne kete aks rrugor edhe pse jane adresuar fonde te majme. Asnje punim aty nuk eshte kryer referuar studimeve te sakta gjeologjike dhe ka rrezik qe kjo te ndodhe edhe me projektin e ri Rreshen-Klos sidomos ne zonen e Prosekut qe njihet si zone me aktivitet rreshqites te dendur.


Inxhinieri gjeolog Martin Legisi i cili ka qendruar disa dite me nje studim te hollesishem jep detaje te asaj cfare ka ngjare dhe cfare mund te ngjase me tej ne ate vend.
Ai thote se kemi te bejme me fenomen fiziko-gjeologjik te zhvilluar ne ate zone aktivizuar per shkak te formacioneve me veti te dobeta gjeoteknike. Jane rreshqitje aktive me sens levizjeje juglindje-veriperendim te ketij trupi rreshqites me permasa 300 m gjatesi me 120 metra gjeresi.


Nga pikepamja gjeologjike vendi aty ka formacione me permbatje argjilore suargjile alevralite ranore dhe konglomerate. Ne kete thellesi jane evidentuar tre rrafshe rreshqitese. Ne hapesiren e kesaj rreshqitjeje te atyshme jane vendosur shume shtepi banimi dhe objekte te tjera si dhe kalon aksi rrugor per Lure. Nga keto tri banesat poshte jane nen efektin e drejtperdrejte te rreshqitjes dhe banoret duhet te ikin nje ore e me pare.


Por inxhinieri Legisi jep alarmin teksa sqaron se i gjithe fshati gjendet ne rreshqitje pasive ndersa aktivizohen vende te vecanta per shkak te reshjeve dhe dukurive te tjera qe sherbejne si rrafshe lubrifikante ketyre terreneve te dobeta te deformuara dhe te papershtatshme per ndertime ne pergjithesi. Gjithashu vihet re se nuk eshte punuar per disiplinimin e ujerave te cilat vijne e gufosen ne nje pike.


Ai apelon se asnje ndertim aty nuk duhet te behet pa studim gjeologjik ashtu si dhe veprat e infrastruktures pasi e gjithe zona paraqet rrezik dhe do trajtim tejet te kujdesshem.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›