Anifest Rozafa 2010 ndan cmimet
Sot ora 17.00 ne Arkivin Qendror Shteteror te Filmit ndahen cmimet e Festivalit Nderkombetar te Filmit te Animuar nga Femijet dhe per Femijet qe u mbajt ne Shkoder me 4-9 tetor. Ndahen trofe per fituesit e Akademive per fituesit e cmimeve nderkombetare dhe nje trofe per Filmin me te mire te Konkursit Nderkombetar.
Me kete rast ne kinemane e Arkivit shfaqen edhe dy filmat fitues te animuar Torollaku me regji te Artur Dautit skenar te Valter Files. Muzika Fatos Qerimi. Kamera dhe postproduksioni Berion Milla. Dauti u vleresua me cmimin e karrieres ne Anifest Rozafa 2010.
Me tej shfaqet Mekatari me regji te Gjin Varfit skenar te Engjellushe Sanxhakut. Aktiviteti mbeshtetet nga organizata Koha e femijeve dhe Shoqata e Krijuesve te Filmit te Animuar Shqiptar Albanimation.