E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motra e Balotelit, momente intime me Sara Tomazin

LONDER- Mario Baloteli ka qenë sërish në qendër të tabloidëve anglezë ditën e djeshme, por jo për ndonjë skandal të tij, por të motrës. "Daily Star" ka publikuar disa foto pikante të motrës natyrale të Balotelit Abigail Baruah, me ish-të dashurën e tij Sara Tomazi, ndërsa përkëdhelen në një mënyrë disi intime në pishinë. 

Sipas tabloidit, që shpjegon me detaje çdo lëvizje gjysmë të ndaluar të dy vajzave, Abigail dhe Sara janë fotografuar në vaskën me hidromasazh të një prej hoteleve të njohura të Italisë.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›