E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afrika e Jugut dhe Meksika hapin sot Botërorin

Turneu një mujor i futbollit, ngjarjes më popullore sportive në botë, sot fillon në Afrikën e Jugut me ndeshjen e vendit mikpritës kundër Meksikës. Ndeshja filon në orën 16.00 sipas orës të Evropës Qendrore.

Mbrëmë, në një koncert festiv në Soueto, presidenti jugafrikan Jakob Zuma tha se Afrika, duke qenë mikpritëse e kampionatit, po i tregon botës se është e aftë të organizojë ngjarje të çfarëdo lloj përmase.

"Afrika e Jugut është shumë e lumtur që të mirëpresë Kupën Botërore FIFA 2010", tha Zuma.

32 ekipe garojnë në ndeshjet finale, përfshirë Italinë, kampionin aktual të botës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›