E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu:Transparenca sipas Kushtetutës

Qeveria shqiptare ka mbështetur deklaratën e zëvendës sekretarit amerikan të shtetit Xhejms Stajberg i cili i ka kërkuar forcave politike të zgjidhin krizën politike në vend. Ministrja e integrimit Majlinda Bregu në një konferencë për shtyp theksoi se qeveria shqiptare garanton SHBA-në se në Shqipëri mund të bëhet transparenca e çdo dokumenti në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën.

"Kemi ofruar shumicën, pjesëmarrjen dhe drejtimin në komisionin hetimor. Të hetojnë çdo gjë përveç atyre që janë nën juridiksionin e gjykatës. Opozitës do t'i krijohen të gjitha kushtet që të çojë në prokurori çdo pretendim për zgjedhjet. I kemi njohur të drejtën opozitës për të paraqitur amendamentet për reformën zgjedhore", u shpreh Bregu. Gjithashtu Bregu i bëri thirrje opozitës që të pranojë ofertat e mazhorancës dhe t'i japë fund kësaj situate politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›