Mou: Milan historik ndaj Realit, ashtu si ndaj Zyrihut...
Për ndeshjen që do të luhet nesër në orën 20:45, Mourinjo ka grumbulluar Samuel Etonë, por nuk ka bërë të njëjtën gjë me Tiago Motën, Militon, Kambiason dhe Samuelin, të cilët luajtën në mesjavë në Ligën e Kampionëve.
“E grumbullova Etonë sepse është më mirë. Ende nuk është në 100%, por në krahasim me Dinamon është përmirësuar. Kurse Militon kam vendosur ta lë përsëri pushim, preferoj të pres. Shpresoj t’i kem të gatshëm të enjten kundër Palermos”, tha Hoze Mourinjo.
Portugezi nuk mund t’i shmanget pyetjeve mbi Ligën e Kampionëve: “Ndeshja e radhës kundër Dinamos së Kievit? Nuk po mendoj për të tani. Do ta bëj kur të jetë koha. Shpresoj që edhe skuadra të mendojë të njëjtën gjë si unë, sepse tani ndeshja më e rëndësishme është ajo kundër Katanias”.
Dhe më pas shton: “Flasim për Championsin por vetëm për të thënë se grupi ynë është tepër i vështirë dhe i ekuilibruar. Të gjithë kanë mundësi të kualifikohen. Unë besoj se do t’ia dalim”.
Më tej, Mou flet edhe për deklaratat e Tardelit mbi ADN-në europiane të Milanit, pas fitores së kuqezinjve ndaj Realit. “Nuk dua t’ia di fare, as për Tardelin, as për ndojnë njeri tjetër nga bota e futbollit. Mua më intereson vetëm ajo që mendoj unë”, sqaron Mourinjo.
Dikush gjatë konferencës së shtypit i kërkoi një mendim në lidhje me fitoren e Milanit të mërkurën në “Bernabeu”. “Nuk e pashë ndeshjen, por jam i lumtur. Për Leonardon, futbollistët dhe për futbollin italian”, u shpreh ai. Dhe dikujt që ngul këmbë tek vështirësitë e skuadrës që ai drejton në Europë, “I veçanti” i përgjigjet kështu: “Presion psikologjik? Ashtu siç fitoi një ndeshje historike ndaj realit, Milani humbi një ndeshje historike kundër Zyrihut. Ata janë pranë kalimit në fazën tjetër, një barazim u mjafton për këtë. Nëse ia dalin, jam i lumtur për ta. Ne kemi nevojë për dy fitore dhe besoj se do t’ia dalim”.
Hoze Mourinjo mohon kategorikisht zërat mbi një kalim të mundshëm tek Liverpuli: “Unë tek Liverpuli? E pamundur”. Atij i intereson vetëm Katania: “E kam studiuar Katanian, është një skuadër e përgatitur mirë fizikisht, me një trajner që i njeh karakteristikat e lojtarëve tanë. Ata kamë menduar për këtë ndeshje gjatë gjithë javës. Mesfusha në formë rombi apo si pemë Krishtlindjesh? Do të më pëlqente të dija si do të luajë Katania, pra nuk mund ta them. Skuadra do të kuptojë gjithçka vetëm një orë e gjysmë para takimit”.
Për deklaratat e Masimo Moratit: “Nuk i komentoj komentet e presidentit. Ai thotë atë që do dhe unë e respektoj”. Në fund diçka edhe për Balotelin: “Në Xhenova zhvilloi një ndeshje të madhe, pastaj një javë të dobët në stërvitje. Por nuk kam mundësi të tjera, duhet të luajë patjetër”.