E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pato: Dua Championsin, Kupën e Botës dhe “Topin e Artë”

Pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në dy ndeshjet e fundit (me Romën dhe Real Madridin), 20-vjeçari nuk dëshiron të ndalet më. Ai ka folur për të përditshmen italiane “Gazzetta Dello Sport” për ndeshjen e së mërkurës kundër Realit.

“Dua të shkruaj historinë e futbollit dhe dy golat në Madrid janë vetëm fillimi. E ndieja që do të shkonte mirë dhe jam shumë i lumtur”, u shpreh sulmuesi brazilian, i cili ka shënuar gjithsej 32 gola me fanellën kuqezi.

Më tej, në lidhje me objektivat e tij personalë dhe të skuadrës, Pato shtoi: “Skuadra kombëtare e Brazilit është gjithçka dhe dua ta meritoj. Shpresoj që trajneri i përfaqësueses të më ketë parë. Jam optimist dhe besoj se më në fund do t’ia dal të marr pjesë në Kupën e Botës”.

Në fund edhe një mendim për Ronaldinjon: “Roni është fantastik. Të luash me të është më e lehtë. Kemi mundësi të fitojmë Ligën e Kampionëve dhe dua të fitoj edhe “Topin e Artë”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›