E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vila – De Rosi, objektivat e Çelsit në janar

Trajneri Karlo Ançeloti ka deklaruar se nuk mund të lërë asnjë prej lojtarëve të tij të pushojë, për të mos e dobësuar skuadrën. Por situata do të përkeqësohet në janar, kur do të largohet Drogba, Kalu, Esien dhe Obi Mikel, të cilët do të luajnë me kombëtaret e tyre në Kupën e Afrikës.

Në fakt gjithçka do të varet nga vendimi që do të marrë Gjykata Arbitrale e Sportit në Lozanë. Çelsi e apeloi vendimin për të mos u lejuar të afrojë lojtarë në merkato deri në janarin e vitit 2011 dhe tashmë, në pritje të verdiktit përfundimtar, Blutë janë në udhëkryq: do të ketë merkato apo jo.

Gjithçka lindi nga akuzat e klubit francez, Lens, në drejtim të londinezëve, pas marrjes së 17-vjeçarit Gale Hahuta në vitin 2007. Francezët pretendojnë se Çelsi ka detyruar lojtarin e ri të prishë kontratën me ta, për të firmosur me blutë.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “Times”, strategjia e anglezëve është të shtyjnë sa më shumë që të jetë e mundur afatet e ankimimit, në mënyrë që të kenë mundësi të veprojë në merkaton e janarit. Gjykata Sportive do ta marrë në shqyrtim ankesën në fillim të muajit nëntor dhe ka shumë mundësi që apeli i Çelsit të pranohet.

Objektivi i parë për merkaton e janarit mbetet gjithnjë David Vila, i cili mund të jetë i vlefshëm edhe në Ligën e Kampionëve. Një tjetër alternativë mund të jetë edhe anglezi Emil Heski, që aktualisht luan tek Aston Vila. Për mesfushën, ëndrra e Ançelotit vazhdon të mbetet Daniele De Rosi, ndërkohë që më e lehtë për t’u arritur është afrimi i Adam Xhonson nga Midëllsbrou.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›