E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toti qetëson tifozët: Nuk do të operohem

“Tani do të shkoj në stërvitje – tha sulmuesi italian duke dalë nga klinika “Vila Stjuart”, ku është vizituar nga doktor Mariani -. Operacioni? Nuk e kam marrë asnjëherë në konsideratë”.

Për shkak të dëmtimit në ndeshjen kundër Napolit, kapiteni i Romës mungoi në ndeshjet kundër Milanit në kampionat dhe Fulhamit në Ligën e Europës. Me shumë gjasa Toti do të mungojë edhe në ndeshjen e fundjavës ndaj Livornos, megjithatë, rikthimi i tij duket gjithnjë e më pranë.

Kapiteni ka folur edhe për humbjen e së dielës kundër Milanit: “Tashmë ajo kaloi, duhet ta lëmë pas. Roseti? E pashë, por nuk do të them asgjë. Unë nuk luaja, e pashë ndeshjen, por nuk flas”. Dhe për kontratën: “Të shohim”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›