Briken Calja Synoj te jem nder pese me te miret ne bote
Peshengritesi i mirenjohur Briken Calja pjesetar i ekipit Shtermeni shkelqeu ne Kampionatin Europian per te Rinj te zhvilluar ne Limasol te Qipros. Djaloshi nga fshati Shtermen u shpall kampion i trefishte i kontinentit per U-23 pas nje rivaliteti te gjate me shokun e tij te skuadres kuqeziun tjeter Daniel Godelli. Fale peshes me te lehte trupore se Godelli vetem 20 grame Calja fitoi tri medalje te arta ne konkurrimin e peshes 69 kg. Ai arriti te sfidoje pa veshtiresi peshengritesit nga vende me tradite si Rusia Greqia Rumania apo Moldavia. Pasi eshte kthyer ne Shqiperi ne nje prononcim per mediat peshengritesi i Shtermenit u shpreh mjaft i lumtur per suksesin e arritur. Ai deklaroi se ky sukses ka ardhur fale nje pune sistematike dhe te jashtezakonshme. Medaljet e marra me peshen 310 kg ne dygaresh 140 kg ne shkeputje dhe 170 kg ne shtytje nuk eshte rezultati i tij me i mire. Calja thekson se ne seancat stervitore ka arritur te ngreje pesha edhe me te medha dhe kjo e ben optimist qe ne te ardhmen te pretendoje te arrije rezultate gjithnje e me te larta. Ne pak muaj pretendoj qe te jem nder tre peshengritesit me te mire te Europes dhe nder pese me te miret e botes deklaroi 20-vjecari. Keto suksese pretendoj ti arrij ne dy vitet e ardhshme si pjesemarres ne Kampionatin Europian per te arritur ne Rusi dhe ne lojerat Olimpiaden 2012 ne Londer.
Nderkaq kampioni i ri i Europes per te rinj shprehet mjaft i pakenaqur me kushtet me te cilat ai vazhdon te stervitet. Calja ka mjaft rezerva edhe per mbeshtetjen e pakte qe ka nga Federata Shqiptare e Peshengritjes por ne te njejten kohe edhe nga Komuna e Gostimes pjese e se ciles eshte edhe fshati i Shtermenit si dhe nga Keshilli i Qarkut te Elbasanit.