Mourinho 100 ndeshje ne Europe

Jose Mourinho do të arrijë mbrëmjen e së martës ndeshjen numër 100 si trajner në kompeticionet europiane.
Trajneri portugez ka qenë pjesë e kompeticioneve europiane (Champions League dhe Europa League) në 12 vitet e fundit, duke drejtuar këto 5 ekipe: Benfica, Porto, Chelsea, Inter dhe Real Madrid.
Mourinho ka debutuar në Kupën Uefa, Ligën Europiane të sotme, në sezonin 2000-2001, kur ishte në pankinën e Benfica. Ndeshjen e parë e luajti ndaj suedezëve të Halmstad duke humbur me rezultatin 2-1.
Në shkurt të vitit 2002, “Special One” debutoi si trajner në Champions pikërisht në atë që tashmë është shtëpia e tij, stadiumi Santiago Bernabeu. Mourinho ishte trajneri i Portos, ekipit portugez që u mund 1-0 nga Real Madrid.
Gjithsesi, ndeshjen e 100 të tij në kompeticionet europiane, Jose Mourinho do ta shijojë nga tribuna sepse është i pezulluar nga UEFA për shkak të deklaratave të ashpra ndaj arbitrave gjatë gjysmëfinales së vjetshme të Ligës se Kampioneve, ku Real Madrid u mund nga Barcelona.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Huub Stevens, trajneri i ri i Schalke 04
Schalke 04 njoftoi ditën e martë se Huub Stevens është trajneri i ri i Schalke 04 duke zëvendësuar në këtë post gjermanin Ralf Ragnick. Sot ndeshjet e Champions League
Rikthehen sot në mbërmje ndeshjet e Champions League, takimet e dyta të fazës së grupeve. Ferguson: Televizionet komandojnë Premier League
“Televizionet kanë shumë pushtet dhe komandojnë në futbollin anglez”. Ky është mendimi i Sir Alex Ferguson, menaxherit të Manchester United. Moratti: Tashmë Interi ka një logjikë loje
Më në fund një e hënë e qetë për presidentin e Interit, Massimo Moratti. Superliga, dhunë nga tifozët e Tomorit
E kishim fshirë nga kujtesa për pak kohë, por tifozët beratas na kanë rikthyer në vëmendje dhunën në stadiumet shqiptare dhe për më shumë në Superligë.
Lajmet kryesore
OSBE, pro opozitës për rregulloren
Wollfarth: Eshte koha për dokument konsensual
Hetime për vrasjen e Arjan Selimit
Heroina bëhet paracetamol
Hipoteka nis rivlerësimin e pronave
Peshkopia ende pa ujë