Panairi i librit, Ymeri: Rritet çmimi i stendave

Kryetari i shoqatës së botuesve Petrit Ymeri në mëynyrë të njëanshme ka rritur cmimet e stendave, për mbajtjen e panairit të librit. Kjo ishte akuza e drejpërdrejtë që bënë antarët e shoqërisë së librit shqip në një konferencë për shtyp. çmimi për një metër katrorë, është vendosur 70 Euro dhe ata kërkojnë nga Ymeri transparencë të plotë të organizimit të këtij aktiviteti të rëndësishëm për librin.
Kryetari i shoqatës së botuesve Petrit Ymeri, në një prononcim mjaftohet duke thënë që panairi është një biznes.
Antarët e shoqërisë së librit shqip, kërkojnë nga minsitria e turizmit kulturës rinisë dhe sporteve që të ndërhyjë në uljen e cmimit të stendave të panirit. Panairi i librit do të mbahet në muaj nëntorë dhe ai vjen në edicionin e tij të 14-të.