Ngjitet në TOB opera “Flauti magjik”

Në datën 4 tetor do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, opera me dy akte "Flauti magjik" i kompozitorit të njohur gjerman Mozart. Kjo vepër nga regjizori gjerman Stefan Neugebauer dhe në qëndër të ngjarjes është mbretëresha e natës e cila synon të hakmerret, sepse Sarastro, i merr të bijën Paminën, Tamino djaloshi hero duhet të lirojë Paminën me ndihmë e Papagenos.
E ndërsa roli i Taminos do të vijë nën interpretimin e Riad Ymerit i cili vjen nga Kosova, për të ky rol është sa i bukur aq edhe i vështirë.
Vepra “Flauti magjik”, është vënë për herë të parë në skenë në Vjenë në vitin 1791. Në rolin kryesor atë të Sarastro do të vijë në interpretimin e Valadimir Sazdovski, Papageno nga Armando Likaj dhe mbretëresha e natës vjen nga Klodiana Brahimi. “Flauti magjik” i Mozartit krahasohet me Shekspirin, duke sjellë një lum ndjenjash të pandashme ku tragjikja dhe komikja rrjedhin të lidhura ngushtë me njëra tjetrën dhe ftojnë publikun të bëhen pjesë e kësaj rryme.