E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho: 3-0, s'më garanton askush

Jose Mourinho nuk kërkon garanci para ndeshjes me Galatasarayn. Trajneri i Real Madridit tha se rezultati 3 me 0 nuk siguron që ne jemi kualifikuar dhe se këtë gjë duhet treguar në 90 minutat e ardhshëm.

"Nuk më garanton askush me këtë rezultat, dhe unë nuk i garantoj askujt. Duhet të luajmë edhe në 90 minutat e ardhshëm për të siguruar kualifikimin. Si trajner dua të them se e ardhmja ime nuk varet nëse unë e fitoj Ligën e Kampionëve apo jo. Për ktë duhet të flasim më vonë" deklaroj Jose Mourinho./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›