La Liga : Barça dhe Real fitojnë me Goleadë
Në kampionatin spanjoll Real Madid dhe Barcelona kanë bërë diktatin këtë fundjavë duke arritur fitore me Goleadë. Madrilenët e drejtuar nga Portugezi Mourinho kanë shkatërruar Levanten me rezultatin e thellë 5 me 1. Skuadra madrilene konfirmoi formën e lartë duke e mposhtur lehtë skuadrën që i kishte nxjerrë probleme në vitet e fundit. Miqtë kaluan të parët në epërsi në minutën e 31-të me Mishel, por Higuain me një super gol barazoi rezultatin në pesë minuta më vonë, ndërsa Kaka shënoi golin e avatnazhit nga pika e bardhë e 11 metërshit në minutën e 39. Reali shënoi tre herë në pjesën e dytë për të vulosur përfundimisht rezultatin e këtij takimi. Pesë minuta para përfundimit rrugën e rrjetës e gjeti Ronaldo, ndërsa Ozil pak minuta pasi u fut në lojë shënoi dy gola në minutat 87 dhe 90-të.
Pas fitores së Madrilenëve e menjëhershme ka qenë edhe kundërpërgjia e Barcelonës e cila ka mposhtur bindshëm me rezultat 5 me 0 Majorkën. Në këtë takim shkëlqyen dyshja fantastike, Fabregas-Sanchez të cilët bën një performancë të shkëlqyer. Fabregas dhe Sanchez shënuan nga 2 gola brenda minutave 20 dhe 40 duke çuar në 4 me 0 rezultatin që në pjesën e parë. Me të filluar pjesa e dytë, Fabregas kompletoi tripletën e tij personale dhe vulosi rezultatin e kësaj përballjeje i cili u duk e lehtë për katalanasit të cilët vazhdojnë të sigurtë rrugën drejt titullit kampion. Ajo që vlen të theksohet në këtë takim është fakti se Barcelonës iu kthye në fushë edhe Erik Abidal i cili luajti në 20 minutat e fundit. Ndërsa nuk u ndje aspak mungesa e Messit. Ky i fundit pritet të jetë i gatshëm për sfidën e ardhshme ndaj PSG për Chempions Ligë.
Në ndeshjet e tjera të kësaj fundjave u shënuan këto rezultate
Granada – Real Betis 1-5
Real Sociedad – Malaga 4-2
Real Madrid – Levante 5-1
Depotivo – Saragoza 3-2
Barcelona – Majorka 5-0
Selta Vigo – Rajo Valekano 0-2
Osasuna – Espanjol 0-2
Getafe – Atletiko Madrid 0-0
Valencia – Valadolid 2-1
Ndërsa sot mbyll javën e 30 sfida mes Seviljas dhe Atletiko Bilbaos.