E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho: 4 vjet mjaftojnë për të fituar

“Besoj se katër vjet janë të mjaftueshëm për të fituar dhe krijuar një skuadër me një identitet”. Kështu është shprehur trajneri fitues i Champions League Jose' Mourinho, gjatë prezantimit në Santiago Bernabeu nga Reali i Madridit.

“Unë jam një trajner më shumë vetënxitje dhe vetëbesim dhe besoj se kjo nuk do të më lërë në baltë”, ka shtuar tekniku portugez.

“Unë dua atë që do edhe Reali dhe nga sot e tutje do të jemi një gjë e vetme”, është shprehur Mourinho.

Duke folur për Interin, ish-trajneri zikaltër ka theksuar se “nuk mund të harroj asnjëherë atë grup që ishte me të vertëtë i shkëlqyer”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›