E Diel, 1 Nëntor 2026

Mourinho: Klopp po flet shumë, unë flas të martën

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka filluar lojërat e tij psikologjike para gjysmëfinales ndaj Dortmundit, pasi ka thumbuar homologun e tij Jurgen Klopp, i cili thotë se flet shumë.
Klopp ka statistikë superiore ndaj Mourinhos nga ndeshjet në fazën grupore dhe ishte pikërisht trajneri gjerman ai që ka thënë se e njeh lojën e Real Madridit dhe madje edhe e ka kërcënuar me elinimin Real Madridin.

“Unë kam folur pak për Dortmundin dhe ajo mjafton. Që prej ditës së shortit, Klopp flet secilën ditë”.

“Unë do të flas për Dortmundin të martën. Ne kemi punuar për këtë ndeshje në dy javët e fundit”, është shprehur Mourinho.

Klopp kishte deklaruar kohë më parë se Mourinho u largua nga stadiumi në ndeshjen Greuther Furth-Dortmund më herët se që duhej, pasi nuk i ka parë dobësitë. Madje i ka ofruar ndihmë Mourinhos në rast se dëshiron të di më shumë kur Goetze luan në krah.

(a.k/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›