Qeveria kërkon mbrapsht dëmshpërblimin. MF padit familjet e ish-të përndjekurve
TIRANE- Dëmshpërblimi i ish-të dënuarve politik mbetet një ndër problemet me shqetësuese, për individët dhe familjarët e tyre, të cilët e përjetuan në kurriz "sagën" e regjimit. Por mes dhjetëra ish-të dënuarve apo familjarëve të tyre, të cilët kanë marrë këstin e parë dhe të dytë të dëmshpërblimit, ka patur dhe prej atyre që lekët i kanë përfituar në mënyrë të padrejtë. Ministria e Financave ka trokitur në dyert e Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar këtë herë për të marrë mbrapsht lekët që disa familjarë të ish-të përndjekurve kanë përfituar në mënyrë të padrejtë. Dy padi janë regjistruar në kryesekretarinë e gjykatës dhe pritet që në ditët në vijim të fillojë dhe shqyrtimi i tyre, ku dhe do të zbardhet dhe skema sesi familjarët e ish-të dënuarve kanë mundur të përfitojnë paratë në mënyrë jo të ligjshme. Ndërkaq, Ministria e Financave vijon të paguajë këstin e dytë të dëmshpërblimit për ish-të dënuarit e regjimit, ku për 3885 dosje është kryer pagesa.
PADIA I
Spiro Rovaniku, është i pari i paditur nga dikasteri i Financave, Drejtoria e Financave dhe Buxhetit si dhe Sektori i Pagesave dhe Dëmshpërblimeve të ish-të Dënuarve Politikë të Regjimit Komunist. Sipas këtyre institucioneve, Rovaniku duhet t'i kthejë ministrisë shumën prej 126.247 lekë, vlerë kjo që pretendohet në padi që është përfituar prej tij padrejtësisht në dhënien e këstit të parë dhe të dytë të dëmshpërblimit. Gjatë shqyrtimit të kësaj padie, që mban nr.12292, e që tashmë ndodhet në duart e gjykatëses, Antonela Prendi, do të hidhet dritë mbi mënyrën sesi ka mundur të marrë vlerën e parave, që tashmë me shumë gjasë gjykata do ta detyrojë t'i kthejë.
PADIA II
Ministria e Financave ka paditur në gjykatë dhe tre persona të tjerë, pjesëtarë të së njëjtës familjes. Gege Prela, Marie Prela, Pashkë Prela, sipas dikasterit në fjalë duhet të kthejnë vlerën e përgjithshme prej 550.311 lekë, të cilët po ashtu e kanë përfituar padrejtësisht në dhënien e këstit të parë të dëmshpërblimit. Respektivisht Gegë Prela, duhet të kthejë shumën prej 183.795 lekë; Pashkë Prela, shumën prej 183.795 lekë dhe Marie Mark Prela, shumën prej 183.795 leke. Në të dyja rastet ministria kërkon sigurimin e padisë, konkretisht bllokimin e llogarive bankare të hapura në emrat e personave të paditur, duke bërë sekuestron e përkohshme deri në zgjidhjen e konfliktit nga gjykata. Sa u përket ish-të dënuarve politikë, plot 23 mijë kërkojnë tu njihet ky status dhe në Ministrinë e Drejtësisë ende vijojnë të bëhen aplikime të reja. Ndërkaq, Ministria e Financave bën me dije se deri më tani u është njohur e drejta e dëmshpërblimit afro 12 mijë personave. Për këstin e parë janë paguar gjithsej 10594. Pagesa e këstit të dytë është kryer për 3885 dosje të ish-të dënuarve politikë dhe janë duke u paguar dhe 6397 dosje.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)