Ferguson, më i miri

Selektori i Anglisë, Fabio Capello, beson se Sir Alex Ferguson është trajneri më i mirë “në histori të futbollit”, derisa menaxheri i Manchester Unitedit përgatitet të tejkalojë Sir Matt Busbyn si trajneri me shërbimin më të gjatë në klub.
Përballja e Manchester Unitedit kundër Chelseas, e caktuar për të dielën, u shty për shkak të shkaqeve të sigurisë pas temperaturave të ulëta.
Ndërsa në takimin e ardhshëm të ekipit të tij, Ferguson do të tejkalojë legjendën Sir Matt, i cili udhëhoqi Djajtë e Kuq drejt titullit të tyre të parë të kampionit të Evropës më 1968.
Skocezi 69 vjeç ende nuk ka treguar shenja se do të pensionohet së shpejti. Ai tash e 24 vjet qëndron në bankinën e Manchester Unitedit dhe ka fituar 11 tituj në Premierligë dhe dy Kupa të Evropës në mesin e trofeve të shumtë.
Statusi i tij si njëri prej trajnerëve më të mirë tashmë është i sigurt, por Capello beson se Ferguson meriton të konsiderohet si numër një.
“Në histori të futbollit, trajneri më i mirë është Sir Alex. Për një kohë kaq të gjatë ai ka drejtuar një ekip dhe ka ndryshuar shumë gjëra. Ai ndryshoi ekipin, ndërroi futbollistët, ai vërtet ka qenë shumë i mirë për klubin. I uroj atij edhe 20 vite të tjera në shkallën më të lartë të karrierës së trajnerit”, tha Capello për mediet britanike.