E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona 100 milione per Fabregas-Torres

Tabloidi anglez ‘Sunday Mirror’ publikon sot se Barcelona po përgatit sulmin për të marrë në merkaton e verës së ardhshme futbollistët Cesc Fabregas dhe Fernando Torres.

Barcelona do të ishte në gjendje të blinte lojtarët e kombëtares spanjolle tani që ka lidhur marrëveshjen me “Qatar Foundation” dhe do ishte e gatshme të ofronte rreth 100 milionë euro.

Kapiteni i Arsenal, Cesc Fabregas, e ka bërë publike dëshirën e tij për të luajtur me Barcelonën, ndërsa sulmuesi i Liverpool, Fernando Torres, nuk po kalon një sezon të mirë në Angli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›