Mourinho: Luaj me këtë 11-shje, për të fituar

Jose Mourinho është paraqitur në konferencën e sotme para ndeshjes me Borusia Dortmund. Trajneri i Real Madridit është paraqitur më serioz duke treguar 11shjen e lojtarëve që do të luajnë në ndeshjen e nesërme.
"Do të luaj me Diego Lopez, Sergio Ramos, Raphael Varane, Pepe, Fabio Coentrao, Sami Khedira, Xabi Alonso, Cristiano Ronaldo, Angel Di Maria dhe Gonzalo Higuain.
Në këtë formacion mund të bëjë ndryshim Di Maria të cilin shpresoj ta kem në skuadër. Ai është bërë baba pasi që ka një vajzë dhe nuk e di se si është emocionalisht.
Ka ardhur koha për të fituar këtë garë. Në ndeshjen e parë që humbëm në grupe me Dortmund, ne humbëm për fajin e mbrojtjes. Tani këto gjëra nuk do të përsëriten dhe duhet të kalojmë" deklaroj Mourinho./Indeksonline/