E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayerni gjithmonë i mirë për kosovarët

Tifozë të shumtë kosovarë sot do të bëjnë tifo për skuadrën e zemrës, Bayern Munchen. Skuadra e njohur gjermane ka tifozë të shumtë kosovarë të cilët janë të lidhur për shumë arsye.

Aktualisht arsyeja më e madhe është superylli kosovar, Xherdan Shaqiri i cili është lojtar i kësaj skuadre. Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit është shëndrruar në një lojtar të rëndësishëm për Bayernin duke shënuar disa gola në këtë edicion.

Historikisht Bayern Munchen ka treguar edhe solidaritetin me Kosovën pasi që në kohën e luftës kishtë ndihmuar edhe financiarisht popullin kosovar.

Otmar Hitzfeld dhe Franc Beckenbauer janë dy figurat e shquara të Bayernit që kanë treguar dashurinë e tyre në vepra dhe në fjalë për popullin kosovar.

Edhe tifozët bavarez janë të njohur me Kosovën si shtet, ndërsa ishte fotografi Blerim Uka ai që vitin e kaluar kishte fotografuar tifozë bavarez pranë stadiumit "Allianz Arena" me mbishkrimë në përkrahje të Kosovës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›