Na mposhtë edhe Gjeorgjia

Shqipëria është dorëzuar në terenin e saj përballë Gjeorgjisë duke humbur me rezultat 2 me 1. Në miqësoren që përfundoj para pak çastesh, Shqipëria nuk arriti të mbajë epërsinë që kishte kur në minutën e 25 Bogdani shënoj për 1 me 0.
Vatsadze shënoj për 1 me 1 në minutën e 40. Shqipëria u dorëzua në fund të ndeshjes duke pranuar gol në minutën e 82 për të humbur këtë takim.
Pavarësisht asaj se në këtë takim Shqipëria u paraqit me disa lojtarë të rinjë, humbja nuk pritej pasi që Gjeorgjia nuk njihet si kombëtare që ka potencial të madh./Indeksonline/