Mourinho: Na munguan futbollistët kyç
Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, thotë se lojtarët e suspenduar dhe ata tё lënduar ishin njё prej arsyeve pёr rezultatin e barabartë kundër Cagliarit nё Giuseppe Meazza. "Duket se kur ekipi im ka njё ekuilibër dhe tё gjithё lojtarёt luajnë nё nivel, atёherё luajmë mirё. Ështё natyrale ndonjёherё futbollistёt tё suspendohen dhe tё mos luajmë dy ndeshje me tё njëjtin ekip", ka thёnё Mourinho. "Dikush mund tё thotë se kjo nuk duhet tё jetё problem pёr njё ekip tё madh si Interi, por kur e gjeni ekuilibrin e duhur, atёherё kushdo qё tё mungojë mund ta ndjeni ndryshimin", ka shtuar portugezi.