E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi barazon me Kaljarin,Genoa shkatërron Torinon

Njё gol i shёnuar nga sulmuesi Zlatan Ibrahimovic, i ka sjellё njё pikё kampionit nё fuqi tё Serie A, Interit, nё ndeshjen përballё Cagliarit tё zhvilluar nё Giuseppe Meazza. Moqtë befasuan liderin e tabelës sё ligës italiane me anё tё njё goli tё shënuar nga Robert Acquafresca 20 minuta pas fillimit tё pjesës sё dytё (65'). Acquafresca, i huazuar nga Interi, shёnoi pas njё gabimi tё Ëalter Samuel nё njërin prej rasteve tё rralla tё Cagliarit, qё deri nё atё moment u dominuan nga vendasit. Por Ibrahimovic barazoi 14 minuta para fundit tё ndeshjes (77'). Cagliari pati edhe tre raste shumё tё mira ta fitojё ndeshjen, por Ineri i mbijetoi dhe u ruajt nё mёnyrёn e vet.Zikaltërit ngadalësojnë në luftën për titull dhe sot Juventusi ka mundësi për tu afruar na rast se fiton ndaj Sienës.Megjithatë edhe pse barazoi ndaj Kaljarit Interi është shpallur Kampione e dimrit me 43 pikë të grumbulluara në 18 ndeshje.Kjo është hera e parë pas dhjetë vitesh qëq zikaltërit nuk e fitojnë ndeshjen e parë të vitit.Ndeshja me Kaljarin ishte një ndeshje e hapur dhe me raste nga te dy skuadrat ku për nga mënyra se si rrodhën ngjarjet ndeshjen mund ta kishte ituar edhe Kaljari.Zikaltërit janë skuadra që kanë pësuar më pak gola në Itali vetëm 12 të tillë.Pas këtij barazimi të hidhur skuadra e drejtuar nga Murinjo në mesjavë do të ketë një përballje me Genoan për Kupën e Italisë.Genoa ka fituar me Torinon me rezultatin e pastër 3-0.Edhe pse pa sulmuesin e saj kryesor Diego Milito I cili e ndoqi ndeshjen nga tribuna xhenovezët dominojnë skuadrën e Novellinos.Golat janë shënuar nga Biava në minutën e 18-të,nga Jankoviç dhe nga ish mesfushori I Barcelonës Tiago Motta.Me këtë fitore Genoa si asnjëherë tjetër ngjitet në vendin e 4-të dhe për momentin është e kualifikuar për në Champions League.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›