E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho Ne Madrid per shume vite

Edhe pse për shtypin spanjoll nuk ka folur (duke anulluar konferencën e shtypit para ndeshjes së sotme që Real Madrid luan ndaj Levante për Kupën e Mbretit), Jose Mourinho ka dhënë një intervistë për gazetën italiane ‘La Gazzetta dello Sport’.

Trajneri i Real Madrid ka zbehur shpresat e Inter për një rikthim në Itali.

“Kam një kontratë 4-vjeçare me Real Madrid dhe do vazhdoj karrierën në Spanjë edhe për shumë vite të tjera. Në Madrid ka shumë punë për të bërë, jo vetëm në fushë”, thotë portugezi.

“Shpresoj që Inter të mos ketë nevojë për mua, sepse nëse ndodh kjo, do të thotë që klubi zikaltër ka marrë një rrugë të gabuar”, shton portugezi.

Gjithsesi, portugezi nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në stolin zikaltër: “Nuk mund të them që nuk do të kthehem kurrë tek Inter. Do kem rastin që në të ardhmen të kthehem në Itali ose Angli.”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›