E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali nuk blen shumë në janar

Nga Express më 22 dhjetor 2010 në ora 11:27

Arsene Wenger ka insistuar se Arsenali do ta “respektojë buxhetin” gjatë afatit kalimtar të janarit. Trajneri francez nuk njihet për shpenzime të mëdha, pasi më tepër preferon të investojë në rini.

Por, dështimi për të fituar një titull nga maji i vitit 2005, bëri që ai të kritikohet për refuzimin e transferimit të futbollistëve të mëdhenj. Mirëpo, Wenger beson se mënyra e punës së tij është më e mirë se ajo e rivalëve të tij dhe tha për televizionin Al Jazeera:

“Ne e respektojmë buxhetin. Ju i shihni klubet të cilat humbin 100 milionë funta ose 150 milionë funta dhe nëse ne do të bënim këtë, do të dështonim. Është e thjeshtë. Ne paguajmë për atë që jemi në gjendje ta marrim”.

Ai shtoi: “Habitem që njerëzit habiten me atë çfarë bëjmë ne. Mendoj se është e befasishme se njerëzit nuk e respektojnë këtë. E bukura e garës dhe e këtij klubi është të jetë i suksesshëm duke respektuar bilancin financiar. Ndoshta një ditë të tjerët do ta kuptojnë se nuk është e lehtë të qëndroni në krye si dhe të ballafaqoheni me detyrimet financiare që ju presin. Ne përballemi me rivalë, të cilët nuk e respektojnë ferplejin financiar. Në vend se të na akuzojnë ne, ndoshta njerëzit duket të shikojnë diku tjetër”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›