E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho e stimulon Barcelonën

Nga Express më 22 dhjetor 2010 në ora 11:28

Ylli i Barcelonës, Xavi Hernandez ka thënë se trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho e inspiron gjigantin katalan. Mourinho njihet si strateg, i cili asnjëherë nuk heziton ta thotë atë që e mendon, edhe nëse ajo shkakton zemërimin e të tjerëve.

Xavi ka treguar se ngacmimet e Mourinhos si dhe prezenca e tij në bankinën e Realit shërbejnë si inkurajim për kampionin në fuqi.

“Ajo që më intereson mua, është loja, e respektoj shumë Jose Mourinhon, por aktualisht ai është shumë i dobishëm për Barcelonën, sepse ai na stimulon”, tha Xavi për magazinën GQ. Reprezentuesi spanjoll më pas theksoi se arritjet e trajnerit Pep Guardiola do të hyjnë në histori për dallim nga ato të Mourinhos.

“Inter fitoi Ligën e Kampionëve, por referenca është e klubit. Mourinho nuk do të hyjë në histori, sepse nuk ka sjellë diçka të re në futboll, por Guardiola po”, shtoi ai. Xavi në fund lavdëroi bashkëlojtarin e tij, Lionel Messi.

“Për mua, më i miri është Messi, nuk ka tjetër. Ai është i mirë për imazhin e futbollit. Messi më ndihmon edhe mua të jem futbollist më i mirë”, përfundoi Xavi. Messi ka shënuar 17 gola në La Liga deri më tani gjatë këtij sezoni duke udhëhequr Barcelonën në rrugë drejt titullit të tretë të njëpasnjëshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›