E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho: Nuk e njoh Vilanovan

MADRID-Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thyer heshtjen e tij mediatike duke komentuar mbi gjestin e tij mbi zëvëndëstrajnerin e Barcelonës, Tito Vilanova, duke thënë se ai nuk e njeh atë.
“I kam futur gisht në sy Tito Vilanovas? Kush është Vilanova? Nuk njoh ndonjë Pito Vilanova”, theksoi Mourinho menjëherë pas ndeshjes që pëfundoi me fitore 3-2 për Barcelonën.

Ai shtoi më tej se ndeshjen e kanë prishur lojtarët e Barcelonës dhe se ai është i kënaqur që ka luajtur futboll edhe pse nuk ka fituar tituj. Më tej portugezi tha se ekipi i tij ishte fantastik dhe se skenaret vendosën ndeshjen. Ai thotë se tani Barcelona nuk është superiore dhe se tani është vënë balanc me Blaugranët.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›