E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani afron futbollistë të huaj

ELBASAN- Ekipi i Elbasanit ditët e fundit ka afruar në radhët e tij edhe dy futbollistë të tjerë të huaj, pas atij të ardhur nga Guinea pak ditë më parë.

Në miqësoren e fundit ndaj Gramshit, verdh e bluve i janë bashkuar në lojë sulmuesi serb Boban si dhe mesfushori maqedonas Sasha. Së bashku me ta janë aktivizuar gjatë kësaj miqësoreje edhe mbrojtësi lushnjar Ndoni si dhe mesfushori elbasanas Hetlem Çapja.
 
Presdidenti i K.F Elbasani, Arben Laze, thotë se "ekipi është në pritje edhe të disa futbollistëve të tjerë, të cilët gjithashtu do të testohen nga ana e trajnerëve Ilirjan File dhe Muharrem Dosti".

Laze shpreson që gjendja e tyre të jetë e mirë "në mënyrë që të arrijmë ta kompletojmë ekipin e Elbasanit me futbollistët për të cilët ai ka nevojë". Ai shton se " jemi të bindur që pavarësisht vështirësive të momentit do të mund të arrijmë ta kompletojmë ekipin në të gjitha repartet".
(atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›