Mourinho: S'kam kontaktuar me klube të tjera

Pas spekulimeve të pareshtura për të ardhmen e Jose Mourinhos, është tani vetë protagonisti ai që rrëzon të gjitha spekulimet, duke thënë se ai nuk ka kontaktuar me asnjë klub tjetër.
"Nuk kam kontaktuar me ndonjë klub dhe si të gjithë tifozët e Interit edhe unë po mendoj vetëm për ndeshjen ndaj Sienës dhe Bayernit të Munichut", theksoi Mourinho për faqen zyrtare të klubit.
Strategu portugez ishte lidhur me një kalim te Real Madridi dhe për këtë thuhej se Interi është vënë në kërkim të një trajneri të ri, gjë që mohohet nga klubi nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare.