E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho e ka gati formacionin

Jose Mourinho thuhet se ka vendosur për formacionin anti Manchester United. Strategu portugez thuhet se ka analizuar çdo detaj të kundërshtarit duke vendosur që të luaj me lojtarë më të fortë fizikishtë.

Kështu në portë do të jetë Diego Lopez, në mbrojtje nuk do të jetë Varane, por Pepe me Ramos. Në krahun e majtë nuk do të jetë Marcelo por Coentrao. Në krahun e djathtë si zakonisht pritet të jetë Arbeloa.

Në mesfushë Khedira me Alonson do të jenë në qendër ndërsa më të avancuar drejt sulmit pritet të jenë Ozil, Di Maria e Ronaldo. Benzema pritet të jetë i fundit në sulëm.

Me këtë formacion Mourinho thuhet se po stërvitet në qendrën stërvitëse në Valdebebas./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›