Gerrard: Nuk më dëgjoj Carragheri!

Superylli i Liverpoolit, Stiven Gerrard deklaroj se ka bërë gjithçka për ti ndryshuar mendjen mbrojtësit Jamie Carragher që të mos dal në pension. Gerrard tha se ende nuk është pajtuar që do edicionin tjetër do të luaj pa mikun më të madh të tij.
"Kam bërë gjithçka për ti ndryshuar mendjen shokut tim Jamie Carragher. Unë isha i bindur që ai mund të luaj edhe një edicion sepse e di se sa i fortë është. Ai kishte marrë një vendim të prerë për të cilin ishin pajtuar edhe familja e tij. Ne të gjthë do të vijmë në një moment të tillë, në fundin e karrierës tonë. Ende nuk po pajtohem që vitin tjetër do të luaj pa Carraghe. Që kur kam debutuar me Liverpoolin, ai ka qenë pjesë e kësaj skuadre, një mik i mirë, një lojtar i mirë. Në kulmin e karrierës së tij ai ishte ndoshta mbrojtësi më i mirë në botë" deklaroi Gerrard./Indeksonline/